• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sekretari i përgjithshëm i KB-së nesër do të mbërrijë në vendkalimin kufitar Rafa

Sekretari i përgjithshëm i KB-së nesër do të mbërrijë në vendkalimin kufitar Rafa

 Nju-Jork, 19 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi nesër do të mbërrijë në pikën e kontrollit Rafa, në anën e Egjiptit të kufirit me Rripin e Gazës, publikoi TV Hadat.

 Ai sot pritet të mbërrijë në Kajro dhe të takohet me presidentin egjiptin Abdel Fatah al-Sisi, me të cilin do të bisedojë për situatën në Lindjen e Mesme dhe për dërgesën e ndihmës humanitare në Gazë.

 Kryeqyteti egjiptian sot është nikoqir i samitit Egjipt-Jordani, temë kryesore është ulja e tensioneve në Gazë, bëri të ditur kabineti i presidentit Sisi.

 Presidenti egjiptian e priti mbredin jordanez Abdullai i Dytë në aeroportin në Kajro. Gjatë bisedimeve zyrtare do të bisedohet për "mënyrat për t'i dhënë fund agresionit izraelit në Rripin e Gazës".

 Takimi ndërmjet dy liderëve fillimisht u caktua për dje në kryeqytetin jordanez Aman, ku ishte planifikuar takimi i përfaqësuesve të Egjiptit, Jordanisë, autoriteteve palestineze dhe SHBA-së. Ngjarja u anulua për shkak të sulmit në spitalin Ahli Arab në qytetin e Gazës, ku humbën jetën qindra palestinezë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR