• e shtunë, 04 janar 2025

Sekretari i përgjithshëm i KB-së e dënoi sulmin në Nju Orleans

Sekretari i përgjithshëm i KB-së e dënoi sulmin në Nju Orleans

Nju-Jork, 2 janar 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ashpër e dënoi sulmin në Nju Orleans, me ç'rast një shofer u përplas në një turmë me njerëz, të cilët e festonin Vitin e Ri dhe vrau të paktën 15 persona, ndërsa lëndoi më shumë se 30.

"Guteresh ka shprehur ngushëllime deri te familjet e atyre të cilët i kanë humbur jetët dhe deri te Qeveria dhe populli i Luizianas dhe SHBA-së", deklaroi zëdhënësja e tij, Florensia Soto Nino-Martinez.

Shefi i KB-së të lënduarve u dëshiroi rikuperim të shpejtë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR