• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ka bërë thirrje Izraelit ta pengojë dhunën e ardhacakëve në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ka bërë thirrje Izraelit ta pengojë dhunën e ardhacakëve në Bregun Perëndimor

Uashington, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin me telefon ka biseduar me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant, duke kërkuar nga ai ta pengojë dhunën që e kryejnë ardhacakët në Bregun e okupuar Perëndimor.

Sipas kumtesës së Pentagonit, Ostin e ka shprehur përkrahjen për "të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur" pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ai po ashtu ka bërë thirrje për "përpjekje për mbrojtje të civilëve në Gazë, rritjen e dërgesave të ndihmës humanitare dhe pengimin e dhunës së ardhacakëve ekstremistë në Rripin e Gazës".

Të paktën 17.177 palestinezë janë vrarë, ndërsa më shumë se 46.000 janë lënduar në sulmet e ashpra ajrore dhe sulmet tokësore ndaj Rripit të Gazës. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR