• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sekizçok: Turqia me tërë ashpërsinë e vet do ta dënojë vrasësin e policit kufitar bullgar

Sekizçok: Turqia me tërë ashpërsinë e vet do ta dënojë vrasësin e policit kufitar bullgar
Sofje, 21 nëntor 2022 (MIA) - Ambasadorja turke në Bullgari, Ajlin Sekizçok, për bTV komentoi se vendi i saj do ta dënojë ashpër kryesin e vrasjes së policit kufitar bullgar. "Për Turqinë, Petar është hero, i cili ndërroi jetë duke luftuar për t'i mbrojtur kufijtë e vendit të vet. Policia turke e sheh si vëlla i cili e humbi jetën", shtoi ajo. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Sekizçok, menjëherë pas këtij rasti të hidhur, autoritetet turke e arrestuan kryesin e krimit. "Ai tashmë është n. burg", shtoi Ajlin Sekizçok dhe shfaqi bindje se do të dënohet ashpër për veprën që e ka bërë. "Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. prokuroria publike bullgare menjëherë pas vrasjes ka kërkuar nga autoritetet turke t'i dorëzojnë kryesit e vrasjes së policit të tyre kufitar. Lidhur me pesë të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin në Stamboll, të cilët të shtunën u arrestuan në Bullgari, ambasadorja turke deklaroi se institucionet bullgare dhe turke seriozisht dhe në bashkëpunim të ngushtë punojnë në konstatimin e të gjitha hollësive për rastin. Megjithatë, ajo refuzoi t'i komentojë versionet e ndryshme sepse hetimi nuk ka përfunduar. "Nuk kam informata nëse ky grup ka përgatitur akoma sulme, kjo është temë e ndjeshme", deklaroi Sekizçok. Në temën për rrethojën kufitare mes Turqisë dhe Bullgarisë, ambasadorja tha se vendi i saj ka insistuar shumë në kufijtë me Irakun dhe Sirinë, ndërsa janë inicuar mbi 1.000 kilometra mure betoni me teknologji dhe pajisje moderne. Turqia ka 300 kulla elektro-optike dhe sensorë, kamera termale, automjete të blinduara për mbikëqyrje, shtoi ajo. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR