• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca të komisioneve parlamentare për Çështje evropiane dhe për financim dhe buxhet

Seanca të komisioneve parlamentare për Çështje evropiane dhe për financim dhe buxhet

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për çështje evropiane, për financim dhe buxhet dhe Komisionit ligjvënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim ndryshimet e ligjit për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe pajisjeve me mbeturina elektrike dhe elektronike dhe Ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me rrjedhat e posaçme të mbeturinave, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Para Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim ndryshimet e Ligjit dhe plotësimit të Ligjit për dhënien e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim dhe Propozim ligji për garantimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas Marrëveshjes për hua për financim shtesë të projektit për riparim dhe zhvillim të rrugëve, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim - Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Ligjet për të cilat do të debatojnë komisionet për çështje evropiane për financim dhe buxhet duhet të shqyrtohen dhe nga komisioni ligjvënës-juridik, e cila do të diskutojë dhe sipas Kërkesës për dhënie të interpretimit autentik të nenit 93 nga Ligji për planifikimin urbanistik ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, numër 32/20 dhe 111/23) iniciuar nga deputeti Martin Kostovski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR