• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seanca publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Talir 2” u ricaktua për 29 shtator

Seanca publike në Gjykatën e Apelit për rastin “Talir 2” u ricaktua për 29 shtator

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup informoi se seanca publike për rastin “Talir 2” është ricaktuar për 29 shtator, me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve.

"Gjykata e Apelit në Shkup e informoi opinionin se Seanca publike për lëndën e regjistruar me numër KZH-232/23, me titull pune “Talir 2”, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit N.G. dhe K.B., të dy nga S., si dhe për shkak të përfshirjes së avokatëve mbrojtës në lëndë të tjera penale, siç theksohet në urdhrin me shkrim të datës 26.06.2023, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Budapest,

Për çështjen "Talir" me vendim të gjykatës së shkallës së parë të 8 qershorit 2022 është dënuar me gjashtë vjet burg Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Budapest, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vite burg me kusht.. Ata janë shpallur fajtorë për lidhjen e një kontrate të paligjshme për bartjen e të drejtave të ndërtimit ndërmjet DG Beton dhe partisë politike VMRO-DPMNE për blerje të paligjshme të pronës. Të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me ç’rast kanë mundësuar personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, në kohën kur kompania ka pasur marrëveshje të dakorduara për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike apo ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie obligative. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR