• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seanca dëgjimore për garancinë e Trampit prej 175 milionë dollarësh është caktuar për 22 prill

Seanca dëgjimore për garancinë e Trampit prej 175 milionë dollarësh është caktuar për 22 prill

Nju-Jork, 5 prill 2024 (MIA) - Gjykata e Nju Jorkut më 22 prill do të mbajë një seancë dëgjimore për garancinë prej 175 milionë dollarësh që ish-presidenti amerikan Donald Tramp e pagoi si pjesë e ankesës së tij për aktvendimin për mashtrim prej 454 milionë dollarësh, kumtoi zyra e Prokurorit publik shtetëror.

Zyra e Prokurores shtetërore të Nju-Jorkut, Leticia Xhejms kumtoi se Tramp duhet të sigurojë prova se kompania që ai emëroi për të shkruar garancinë, Knight Special Insurance Company, ka mjete të mjaftueshme për të paguar shumën nëse ankesa e tij refuzohet, transmetuan mediat britanike.

Tramp për një fije floku parandaloi një sekuestrim të mundshëm të pronës kur Gjykata e Apelit ra dakord më 25 mars të urdhëronte shtyrjen e ekzekutimit nëse ai dërgonte 175 milionë dollarë si kaucion brenda 10 ditëve, gjë që ai e bëri më 1 prill.

Gjykata vendosi më parë se Tramp dhe kompania e tij rritën në mënyrë të paligjshme vlerën e pasurisë së tyre dhe manipuluan me vlerën e pronës për të marrë kredi të favorshme nga bankat dhe kushte të favorshme nga kompanitë e sigurimeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR