• e shtunë, 23 nëntor 2024

Seancë e parë e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së nën presidencën e re spanjolle

Seancë e parë e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së nën presidencën e re spanjolle

Bruksel, 10 korrik 2023 (MIA) - Prioritetet e presidencës spanjolle me BE-në, revizioni afatmesëm i Buxhetit të Unionit, Raporti vjetor i Komisionit për Sundimin e Drejtësisë dhe evaluimi i ardhshëm i dialogut vjetor të Këshillit për Sundimin e Drejtësisë, do të jenë pikat kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) të BE-së në Bruksel.

Sipas paralajmërimit, siç informon raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, në seancë presidenca spanjolle do t'i prezantojë prioritetet e mandatit të saj, të cilat mes tjerash përfshijnë "riindustrializimin e BE-së" dhe sigurimin e autonomisë së saj strategjike, progres në zbatimin e tranzisionit të gjelbër dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, promovim të drejtësisë më të madhe sociale dhe ekonomike dhe përforcim të unitetit evropian, pas çka do të vijojë diskutim i ministrave pjesëmarrës në mbledhje.

Krahas kësaj, GAK do të debatojë edhe për politikën e revizionit afatmesëm të Kornizës shumëvjeçare financiare 2021-2027, ndërsa do të prezantohen edhe planet e Spanjës në cilësinë e kryesuesit për evaluimin e dialogut vjetor të Këshillit për Sundimin e Drejtësisë. 

Ministrat do ta shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Evropian për Sundimin e Drejtësisë në BE për vitin 2023, si dhe propozimin e tij për formimin e Organit Ndërinstitucional për Etikë.

Në kuadër të GAK, mes tjerash, do të shqyrtohen edhe disa marrëveshje ndërmjet BE-së dhe vendeve të treta, plani për anëtarësim të Unionit drejt Kornizës Ndërkombëtare për Menaxhim me Kimikate dhe Mbeturina, si dhe Vendimin për sigurimin e ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut. 

Me seancën e GAK do të kryesojë sekretari shtetëror spanjoll për Bashkimin Evropian, Paskual Ignasio Navaro Rios. 

Është paraparë që gjatë drekës së punës, nënkryetari i Komisionit Evropian dhe eurokomisar për bashkëpunim ndërinstitucional, Marosh Shefqoviq ta prezantojë Raportin strategjik të KE-së për vitin 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR