• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit të Sigurimit të KB-së pas sulmit rus në Kiev

Seancë e Këshillit të Sigurimit të KB-së pas sulmit rus në Kiev

Nju-Jork, 9 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë mbledhje, me kërkesë të Britanisë së Madhe, Francës, Ekuadorit, Sllovenisë dhe SHBA-së, për shkak të sulmit të armatës ruse ndaj Kievit, ku humbën jetën 36 persona, ndërsa u dëmtua spitali kryesor për fëmijë, publikuan mediumet britanike.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski paraprakisht paralajmëroi se Ukraina do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të KB-së, duke shtruar se Kievi pret hapa konkrete nga partnerët perëndimorë për përforcimin e mbrojtjes së tij ajrore dhe mbrojtje të sektorit energjetik gjatë samitit të NATO-s këtë javë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR