• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shkak të rritjes së paralajmëruar të energjisë elektrike

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shkak të rritjes së paralajmëruar të energjisë elektrike
Prishtinë, 21 janar 2022 (MIA) - Kuvendi i Kosovës të hënën, më 24 janar, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për paralajmërimet e Qeverisë se energjia elektrike do të shtrenjtohet, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. Seanca do të mbahet me kërkesë të opozitës, pasi shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, bëri të ditur se janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme parlamentare për mbledhjen e saj. Ditët e fundit në Kuvend ka pasur një debat të ashpër për synimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur çmimet e energjisë elektrike për amvisëritë dhe bizneset, duke qenë të ndryshme në varësi të nivelit të konsumit. Sipas njoftimeve, tarifë më e lartë do të paguajnë qytetarët që shpenzojnë më shumë, ku si limit përmendet konsumi prej 600 kilovat/orë në muaj për amvisëri. Ndërsa kryeministri Kurti justifikohet se kriza aktuale energjetike është rezultat i korrupsionit në privatizimin e sektorit dhe gabimeve të qeverive të mëparshme, opozita thekson se ai duhej ta dinte situatën kur tërhoqi votat e qytetarëve me premtimin e energji elektrike më e lirë. Mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare për të hënën në orën 12 e ka konfirmuar sonte shërbimi informativ parlamentar, në deklaratën e të cilit thuhet se e vetmja pikë e rendit të ditës së seancës është “Debati parlamentar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR