• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë
Tiranë, 16 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se janë gati për tu lëshuar në hapësirë dy satelitët superteknologjikë. Rama në rrjetet sociale shkroi se "dy sytë superteknologjikë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2". Satelitët e "ALBANIA " dhe "ALBANIA 2" janë gati për tu lëshuar në hapësirë nga Qendra Hapësinore Kenedi në Floridë, SHBA. "Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë", shkroi Rama. Në ambientet e kryeministrisë më 29 shtator u prezantua shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se u nënshkrua kontrata 6 milion dollarëshe e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit. Peleshi theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit. Satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2" do të përdoren fillimisht për një periudhë 3 vjeçare. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR