• e mërkurë, 04 shkurt 2026
Sardele të skuqura

Sardelet e skuqura, janë një pjatë e thjeshtë, e shijshme dhe tradicionale. Ato përgatiten shpejt dhe janë perfekte si pjatë kryesore ose meze të servirura me limon dhe  sallatë të freskët.

Përbërësit:

500 gram sardele të vogla 

3–4 lugë gjelle miell

1 majë kripe

1 lugë kafeje piper i kuq i bluar

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pastroni sardelet (nëse është e nevojshme) dhe hiqni kokat nëse dëshironi, lajini nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe kullojini mirë. Hidhni kripë dhe piper. Vendosni miellin në një enë të thellë dhe lyejini sardelet në mënyrë të barabartë. Ngrohni vaj të mjaftueshëm në një tigan në zjarr mesatar. Skuqni sardelet nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante në zjarr mesatar. Nxirni në letër për pjekje  për të thithur vajin e tepërt. Shërbejini të ngrohta, me feta limoni, qepë të freskëta ose sallatë sipas dëshirës. Janë më të mira kur janë të sapo skuqura.

 

 

 

Foto: Freepik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR