• e martë, 03 shkurt 2026

Prishtina është kryeqyteti më i lirë në Evropë, tregojnë të dhënat e “Numbeo”-s

Prishtina është kryeqyteti më i lirë në Evropë, tregojnë të dhënat e “Numbeo”-s

Prishtinë, 3 shkurt 2026 (MIA) - Prishtina është kryeqyteti më i lirë në Evropë, sipas kostos së jetesës, qirasë, çmimeve të ushqimeve dhe restoranteve, tregojnë të dhënat nga platforma onlajn "Numbeo", një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë për standardin e jetesës", informon Radio Evropa e Lirë (REL).

Në të njëjtën kohë, fuqia blerëse në qytet është ndër më të ulëtat në Evropë. Pas saj në listë vijnë: Athina, Shkupi, Beogradi, Lisbona, Kievi, Kishinjevi dhe Tirana. Sipas të dhënave të "Numbeo", indeksi i kostos së jetesës në Nju Jork është 100, ndërsa në Prishtinë është 29.17, gjë që konfirmon të dhënat e portalit në lidhje me kryeqytetin e Kosovës si një nga metropolet më të lirë në Evropë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR