• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sanders: Britanikët të jenë të gatshëm për shërbim në ushtri në rast të luftës me Rusinë

Sanders: Britanikët të jenë të gatshëm për shërbim në ushtri në rast të luftës me Rusinë

Bruksel, 24 janar 2024 (MIA) - Njerëzit në Britani të Madhe duhet të jenë të gatshëm të shërbejnë në ushtri, në rast të luftës me Rusinë, paralajmëroi sot shefi i Shtatmadhorisë së armatës britanike, Patrik Sanders.

Në fjalimin në Ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, ai u bëri thirrje autoriteteve britanike ta "mobilizojnë kombin" në mënyrë që të përgatiten për luftë me Rusinë, kumtoi portali i Brukselit, "Politiko".

Edhe pse nuk e mbështetë regrutimin, Sanders e ceki nevojën për "ndryshim" të qëndrimit të opinionit britanik në mënyrë që të jetë mentalisht e përgatitur për një konflikt ushtarak me Rusinë.

Fjalimi i Sandersit erdhi pasi që liderë të tjerë perëndimorë dhe përfaqësues më të lartë të mbrojtjes paraprakisht paralajmëruan për rrezikun nga lufta e madhe mes Moskës dhe NATO-s. Pas sulmit në Ukrainë, qeveria e presidentit rus Vlladimir Putin e prëforcoi, sipas portalit, retorikën ushtarake kundër vendeve fqinje, përfshirë edhe vendeve baltike, të cialt janë anëtare të NATO-s, dhe Moldavisë.

Javën e kaluar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se sulmi rus ndaj NATO-s është i mundur për pesë deri tetë vite.

Admirali holandez, Rob Bauer, një funksionar i lartë i NATO-s, paraprakisht deklaroi se blloku ushtarak po përballet me "botën më të rrezikshme në dekadat e fundit" dhe bëri thirrje për "transformim luftarak të NATO-s". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR