• e enjte, 04 korrik 2024

Sançezi për vizitë në Izrael dhe territoret palestineze

Sançezi për vizitë në Izrael dhe territoret palestineze

Jerusalem, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez, i cili u rizgjodh në funksion javën e kaluar, të enjten do të udhëtojë për në Izrael dhe territoret palestineze, bëhet e ditur në kumtesën e kabinetit të tij.

Sançezi do të udhëtojë me homologun e tij belg, Aleksandre de Kro, duke e prezantuar presidencën aktuale dhe të ardhshme me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Dy liderët do të takohen me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidentin izraelit Isak Hercog dhe presidentin palestinez Mahmud Abas, shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR