• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sançez vendosi të vazhdojë të kryejë funksioni e kryeministrit të Spanjës

Sançez vendosi të vazhdojë të kryejë funksioni e kryeministrit të Spanjës

Madrid, 29 prill 2024 (MIA) - Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez sot deklaroi se ka vendosur të qëndrojë në funksion, të cilën e ka kryer që nga viti 2018, dhe pavarësisht hetimit të hapur kundër bashkëshortes së tij për korrupsion të mundshëm. 

"Vendosa ta vazhdojë, me një forcë edhe më të madhe në krye të qeverisë... Ata po mundohen të më thyejnë për atë që jam... Bashkëshortja ime edhe unë e dijmë se kjo fushatë diskredituese nuk do të ndalet. Këtë abuzim e durojmë për 10 vite", deklaroi Sançez në konferencën për mediat në të cilën gazetarëve nuk i'u lejua të parashtrojnë pyetje gjatë fjalimit. 

Sançez (52), lideri i i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll (PSOE) më 24 prill i pezulloi të gjitha detyrat për të "menduar" pesë ditë nëse do të qëndronte në detyrë për "akuza të rreme" dhe "sulme ndaj gruas së tij". 

Më 16 prill, gjykata në Madrid hapi hetim kundër Begonja Gomez (49) bazuar në tekstet e publikuara në gazetën onlajn “El Konfidencial” (El Confidencial). Ajo dyshohet se u ka shkruar mesazhe kompanive private që aplikuan për tenderë publikë, ndërsa gjithashtu për marrëdhënien me kompaninë ajrore “Ei Europa” gjatë vitit 2020, ndërsa atë linjë ajrore Qeveria e shpëtoi me para publike. Bashkëshortja e Sançezit është drejtuese e studimeve pasuniversitare në sipërmarrësi në Universitetin Publik Komplutense në Madrid. Hetimi duhet të përcaktojë nëse ka pasur konflikt interesi. 

Prokurori publik, i cili u emërua nga mbreti në vitin 2022 me sugjerim të qeverisë së Sançezit, kërkoi përfundimin e hetimit javën e kaluar, duke deklaruar se nuk kishte "indikacione për vepër penale". qa

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR