• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sançez u rizgjodh për kryeministër të Spanjës

Sançez u rizgjodh për kryeministër të Spanjës

Madrid, 16 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot është rizgjedhur për kryeministër të vendit, pasi mori mbështetjen nga shumica e parlamentarëve.

Mandati i ri i Sançezit në krye të qeverisë spanjolle është mbështetur nga 179 deputetë, kurse 171 ishin kundër, transmeton gazeta spanjolle "Pais". Gjatë votimit nuk ka pasur të përmbajtur.

Votimi i sotëm pason pas gati dy ditë debat mes liderëve të partisë në Parlament i cili u përqendrua në një marrëveshje kontroverse për amnisti për mbështetësit e pavarësisë katalonase për të cilën Sançez u pajtua në këmbim të mbështetjes për rizgjedhje të funksionit si kryeministër i Spanjës. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR