• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sançez: Spanja do të ndërmarrë iniciativë për të rifilluar dialogun për çështjen e Qipros

Sançez: Spanja do të ndërmarrë iniciativë për të rifilluar dialogun për çështjen e Qipros

 

Nikozia, 5 prill 2023 (MIA) - Spanja do të ndërmarrë iniciativë për rifillimin e dialogut për çështjen e Qipros, theksoi kryeministri i Spanjës Pedro Sançez pas takimit në Nikozia me presidentin e Qipros Nikos Hristodulidis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sançez theksoi se Spanja mbështet fuqimisht gjetjen e "një zgjidhje federale bizonale, bi-komunale, e cila është e përhershme dhe e drejtë, e bazuar në rezolutat e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare".

Potencoi se do të punojnë në këtë drejtim gjatë presidencës spanjolle të BE-së në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa Qipro mund të llogarisë në mbështetjen e Spanjës.

Hristodulidis tha se e falënderoi Sançezin për pozicionin e tij mbi problemin e Qipros, duke vënë në dukje se "Spanja ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj çështjeve që lidhen me sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë" ndërsa nga presidenti spanjoll idëgjoi përparësitë e presidencës së ardhshme. ls/

Foto; Zyra për shtyp e Qipros

 

QËNDRONI TË LIDHUR