• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sançez propozon konferencë ndërkombëtare paqësore për konfliktin në Lindjen e Afërt

Sançez propozon konferencë ndërkombëtare paqësore për konfliktin në Lindjen e Afërt

Bruksel, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll në mandat teknik, Pedro Sançez sot propozoi që në afat prej gjashtë muajve të mbahet konferencë ndërkombëtare paqësore për konfliktin në Lindjen e Afërt, me qëllim që të zgjidhet lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

"Propozojmë që të mbahet konferencë ndërkombëtare paqësore në afat prej gjashtë muajve që të përfshihet e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe të mundemi definitivisht të gjejmë zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën", tha Sançez në Bruksel. 

Sançez bëri thirrje edhe për armëpushim humanitar që të mund të dërgohen ndihma deri në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR