• e enjte, 11 korrik 2024

Sançez: Edhe për Rripin e Gazës duhet të jemi unikë dhe konsekuentë si për Ukrainën

Sançez: Edhe për Rripin e Gazës duhet të jemi unikë dhe konsekuentë si për Ukrainën

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez në Samitin e NATO-s në Uashington u ka bërë thirrje partnerëve të Aleancës të tregojnë "unitet dhe konsekuencë" të njëjtë për Rripin e Gazës, siç demonstruan për Ukrainën.

"Nuk mund të akuzohemi se po zbatojmë standarde të dyfishta. Përkundrazi, kërkojmë unitet dhe konsekuencë për Gazën, siç kërkojmë përgjigje ndaj pushtimit rus ndaj Ukrainës", tha Sançez në seancën e Këshillit veriiatlantik në Uashington.

Ai shtoi se "me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se nuk ka standarde të dyfishta".

"Nëse i themi popullit se e përkrahim Ukrainën, pasi e mbrojmë të drejtën ndërkombëtare, duhet ta bëjmë të njëjtën edhe për Gazën. Nëse kërkojmë respektim të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, duhet ta kërkojmë këtë edhe në Gazë", tha Sançez. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR