• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sançez: Edhe 5.000 ushtarë do të dërgohen në zonat e goditura nga vërshimet

Sançez: Edhe 5.000 ushtarë do të dërgohen në zonat e goditura nga vërshimet

Madrid, 2 nëntor 2024 (MIA) - Vërshimet dramatike që kanë ndodhur gjatë natës mes të martën dhe të mërkurës në juglindje të Spanjës kanë shkaktuar të paktën 21 viktima, thuhet në raportin më të ri, të cilin e publikmoi sot kryeministri Pedro Sançez.

Ai, gjithashtu, sot paralajmëroi se edhe 5.000 ushtarë do të dërgohen në zonat e prekura nga vërshime. Kongingjenti i parë prej 4.000 ushtarëve pritet sot të arrijë në zonat e prekuta, publikoi El Pais. Kjo paraqet sistemim më të madh ushtarak në Spanjë në kushte paqe, me më shumë se 4.500 operacione shpëtimi dhe ndihmë prej për më shumë se 30.000 njerëz.

Sançez theksoi e Spanja po përballet me "përmbytjet më të këqija të kërij shekulli" dhe apeloi në unitet që të tejkalohen pasojat e vështira.

Të martën, me siguri do të formohet një komision për rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeministri spanjoll theksoi gjithashtu punimet në infrastrukturë, duke përfshirë rinovimin e linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë dhe riparimet e tuneleve hekurudhore.

Ai konfirmoi se qeveria spanjolle është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur autoritetet lokale dhe familjet e prekura nga përmbytjet.

Ndërkohë, mijëra vullnetarë u mblodhën në Valencia, nga ku do të dërgohen në qytetet më të prekura.

Sipas të dhënave të fundit, 211 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në juglindje të Spanjës, por edhe një numër i madh ende rezultojnë të zhdukur. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR