• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sançezi deri të hënën do të shqyrtojë nëse do të mbetet kryeministër spanjoll

Sançezi deri të hënën do të shqyrtojë nëse do të mbetet kryeministër spanjoll

Madrid, 25 prill 2024 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançezi dje deklaroi se për pesë ditë do të tërhiqet nga publiku për të menduar nëse do të mbetet kryeministër, pasi gjykata në Madrid hapi hetim kundër bashkëshortes së tij nën akuzën për korrupsion. 

Sindikata Manos Limpijas (Duar të pastërta) e paraqiti 59 vjeçaren Begonja Gomezi para gjykatës në Madrid se, si bashkëshortja e kryeministrit, ka dhënë letra rekomandimi me firmën e saj për sipërmarrësit që aplikonin për tendere publike.

 Kompania konsulente e sipërmarrësit Karlos Barabesi ka marrë dhjetë milionë euro nga ndërmarrjet publike nën kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë. Sipërmarrësi më vonë ka formuar një kurs pasuniversitar të drejtuar nga Gomezi në Universitetin Komplutense në Madrid, raportoi televizioni spanjoll TVE.

Në raport përmenden edhe marrëdhëniet e bashkëshortes së kryeministrit me kompanin "Globalia", i cili ishte sponzor i think-tank "Africa Center del Instituto de Empresa", i drejtuar nga Gomezi. 

Qeveria spanjolle përdori 600 milionë euro para publike për të shpëtuar kompaninë ajrore “Eir Europa”, e cila është në pronësi të Globalias.

Ministrat e qeverisë së majtë të Sançezit vlerësuan se po bëhet fjalë për raport të rrejshëm dhe se sindikata që ka paraqitur është i afërt të ekstremit të djathtë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR