• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sançez: Është koha që BE-ja t’i hapë dyert për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor

Sançez: Është koha që BE-ja t’i hapë dyert për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor

Strazburg, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Është koha që BE-ja të hapë dyert për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, kërkoi sot kryeministri spanjoll Pedro Sançez në fjalimin para Parlamentit Evropian në Strasburg me rastin e përfundimit të kryesimit të vendit të tij me Këshillin e BE-së.

Sançez shprehu shpresë se presidenca spanjolle do të përfundojë me fillimin e negociatave me Kievin.

"Shpresoj që së shpejti do ta festojmë tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina dhe paqen e qëndrueshme në këtë vend që lufton për lirinë e vet dhe tonën", tha kryeministri spanjoll. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR