• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Samiti për Ukrainën në Zvicër: Çka dëshiron Kievi?

Samiti për Ukrainën në Zvicër: Çka dëshiron Kievi?

Lucern, 12 qershor 2024 (MIA) - Ukraina po tubon dhjetëra liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në vendpushimin zviceran të Burgenstokut këtë fundjavë për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të hartuar një rrugë drejt paqes.

Kievi dëshiron të ndërtojë konsensus botërorë rreth planit të vet për t''i dhënë fund lutës pa pjesëmarrjen ruse. Por, gjithashtu, ka identifikuar disa çështje konkrete rreth të cilave dëshiron të mbledhë mbështetje. 

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski muajin e kaluar ka identifikuar tre shqetësime kyçe që do t'i vendosë në qendrën e konferencës, si pjesë e planit të tij nga 10 pika për t'i dhënë fund luftës. 

E para, ai tha se dëshiron të sigurojë kthimin e mijëra fëmijëve ukrainas për të cilët thuhet se u transferuan me forcë në territorin e kontrolluar nga Rusia.

E dyta, ai dëshiron garancion rreth sigurisë bërthamore dhe energjetike. Sulmet ruse kanë gjymtuar centralet e Ukrainës, ndërsa luftimet në afërsi të rrethinës së centralit Zaporozhje ngriti frikën e një aksidenti katastrofik.

E treta, ai dëshiron të sigurojë që Ukraina të mund të eksportojë grurë nëpërmjet Detit të Zi - një korridor kyç i transportit për vendet e cenueshme nga ushqimi, të cilin Kievi dëshiron ta fitojë.

Zelenski deklaroi se nëse Ukraina mundë të arrijë konsensus rreth këtyre çështjeve: "kjo do të thotë se Rusia nuk do t'i bllokojë më tej." 

Kremlini tha se do të ishte "absurde" të punohet në zgjidhjen e konfliktit pa pjesëmarrjen ruse. 

Megjithatë, ministri zvicran i Punëve të Jashtme Ignasio Kasis tha këtë javë se Rusia duhet të jetë e përfshirë në një moment dhe se më shumë është çështja "kur Rusia do të jetë e përfshirë" në procesin sesa nëse. 

Andrej Jermak, shef i administratës presidenciael të Ukrainës, e ka përsëritur atë pikë të martën, duke sugjeruar se përfaqësuesit rust do të mundë të jenë të ftuar në samitin e mëvonshëm. 

Zelenski theksoi disa fusha me interes të përbashkët - vendet në Afrikë janë të shqetësuara për sigurinë ushqimore, ndërsa Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në sigurimin e lirimit të fëmijëve ukrainas nga Rusia.

Megjithatë, Moska ka pasur lidhje diplomatike të gjata me vendet në Afrikë dhe Amerikën e Jugut që nga koha sovjetike. Shumë u prezantuan në një forum ekonomik në Shën Petersburg javën e kaluar.

Ukraina e ka akuzuar Moskën se po përpiqet të largojë vendet nga jugu botërorë që të marrin pjesë.

Agjenda e Ukrainës për samitin bazohet gjerësisht në një "formulë paqeje" prej 10 pikash që u ndërtua në Kiev dhe u promovua nga Zelenski që nga viti i parë i luftës.

Moska e ka hedhur poshtë planin e Zelenskit sepse do të kërkojë nga Rusia të kthejë territorin që fitoi në Ukrainë në dekadën e fundit të konfliktit. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR