• e shtunë, 23 nëntor 2024

Samiti i dytë i Bashkësisë së dytë evropiane politike në Kishninjev

Samiti i dytë i Bashkësisë së dytë evropiane politike në Kishninjev

Kishinjev, 1 qershor 2023 (MIA) - Liderët e 47-të vendeve evropiane sot do të mblidhen në Kishinjev në samitin e dytë të Bashkësisë evropiane politike. 

Tri temat kryesore, për të cilat do të bisedohet në samit janë siguria, energjia dhe ndërlidhja, ndërsa fakti që në kryeqytetin e Moldavisë do të mblidhen 46 liderë evropianë, sipas presidencës franceze, është mesazh i fuqishëm politikën për Moskën.

Bashkësia evropiane politike është forumin joformal diplomatik i krijuar vitin e kaluar me nismë të presidenit francez Emanuel Makron.

Midis pjesëmarrësve janë 27 shtete-anëtare të BE-së, i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia) dhe 14 vende të tjera (Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Monako, Norvegjia, San Marino, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe).

Janë të ftuar edhe kryetari i Këshillit Evropian dhe kryeatarët e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian.

Pritet edhe ardhja er përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell, i cili në margjinat e takimit me Vuçiqin do të bisedojë rreth situatës në veri të Kosovës.    

Në samitin e Bashkësisë evropiane politike në Kishinjev nuk do të bisedohet për procesin aderues të vendeve-kandidatë për Bashkimin Evropian, kumtoi Pallati i Eliseut. mb/

FotoL: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR