• e enjte, 26 dhjetor 2024

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë filloi pa liderët e Malit të Zi dhe Kosovës

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë filloi pa liderët e Malit të Zi dhe Kosovës

Tiranë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë në samitin kushtuar integrimit evropian të rajonit dhe zbatimit të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit në Pallatin e Kongresit u pritën nga kryeministrit Edi Rama i cili është nikoqir i takimit. 

Në samit ka arrit edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, udhëheqësi i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Borjana Kristo dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Siç bëhet e ditur, gazetarët nuk i kanë vërejt liderët e Malit të Zi dhe të Kosovës të cilët dje morën pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

Televizioni shqiptar ABC News informoi se përfaqësuesit e Kosovës dhe Malit të Zi nuk do të jenë fizikisht të pranishëm dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dërguar një video- mesazh drejtuar tubimit.

Në samit marrin pjesë edhe komisari evropian për zgjerim Oliver Varhej dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal Majlinda Bregu.

Pas fjalës hyrëse të Edi Ramës, samiti vijon pa praninë e mediave.

Samiti i kushtohet Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor i cili parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante të pakthyeshme, ndërsa katër miliardë janë kredi nga BE-ja. Qëllimi është të inkurajohet rritja ekonomike e rajonit dhe të përshpejtohet harmonizimi socio-ekonomik.

Plani i miratuar nga Komisioni Evropian në nëntor përfshin periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe parashikon që çdo qeveri e Ballkanit Perëndimor të marrë një shumë të caktuar parash çdo gjashtë muaj, varësisht reformave që ka zbatuar gjatë asaj periudhe. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR