Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe mbështetja për Ukrainën, tema kryesore në takimin e ministrave të mbrojtjes të Aleancës
- Përgatitjet për Samitin e NATO-s në Uashington me të cilin do të shënohet 75 vjetori i themelimit të Paktit dhe sigurimi i mbështetjes së parashikueshme për Ukrainën në afat të gjatë, do të jenë temat kryesore të takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të vendet anëtare të Aleancës, i cili fillon sot në Bruksel. Vendi do të përfaqësohet në takim nga zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga.
Bruksel, 13 qershor 2024 (MIA) - Përgatitjet për Samitin e NATO-s në Uashington me të cilin do të shënohet 75 vjetori i themelimit të Paktit dhe sigurimi i mbështetjes së parashikueshme për Ukrainën në afat të gjatë, do të jenë temat kryesore të takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të vendet anëtare të Aleancës, i cili fillon sot në Bruksel. Vendi do të përfaqësohet në takim nga zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga.
Takimi do të fillojë me mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, pas së cilës pasdite do të mbahet seanca e Këshillit NATO-Ukrainë në nivel të ministrave të mbrojtjes.
Nesër vazhdon takimi ministror fillimisht me Këshillin e Atlantikut të Veriut, e më pas me mbledhjen e Grupit për planifikim bërthamor.
Në prag të takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dje deklaroi se ai po mbahet në një kohë kritike për Ukrainën dhe për sigurinë me aleatët dhe në kushte kur u pa se vonesa në sigurimin e ndihmës ushtarake për forcat ukrainase kishte pasoja në fushën e betejës.
Ai theksoi se pret që ministrat ta miratojnë planin sipas të cilit NATO do të udhëheqë me koordinim të ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën.
"Kjo është një element kyç për pakon tonë për Ukrainën, së bashku me një angazhim financiar afatgjatë", theksoi Stoltenberg.
Njeriu i parë i NATO-s e përshëndeti pakon amerikane prej 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, si dhe mbështetjen e premtuar nga Suedia, Spanja dhe Belgjika në vlerë prej miliardë eurosh, e cila përfshin 30 aeoplanë lufatarë F-16 dhe aeroplanë për paralajmërim të hershëm, ofertën e Gjermanisë për dërgimin e raketave shtesë bateri "Patriot", si dhe premtimin e Italisë për dorëzimin edhe një tjetër sistemi antiraketë SAMP/T.
"Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, aleatët kanë ofruar 40 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën çdo vit. Ne duhet ta mbajmë këtë nivel mbështetjeje në minimum për aq kohë sa është e nevojshme", shtoi Stoltenberg.
Ai kujtoi se që nga viti 2014, NATO ka zbatuar rritjen më të madhe të mbrojtjes kolektive në një brez, ka vendosur planet më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpenzimet e mbrojtjes janë në një trajektore rritëse.
Stoltenberg paralajmëroi se në takimin do të përgatitet një plan për prokurime ushtarake që duhet të miratohet në Samitin në Uashington, me të cilin do të rritet prodhimi ushtarak i industrisë së mbrojtjes dhe do të plotësohen nevojat e NATO-s sipas planeve të reja të mbrojtjes.
Ai paralajmëroi gjithashtu se në takimin e Grupit për planifikim bërthamor do të diskutohet për përshtatjen e vazhdueshme të kapaciteteve bërthamore me mjedisin aktual të sigurisë.
"Kemi bërë përparim të dukshëm në këtë përshtatje. Në qershor, Holanda kumtoi se aeroplanët e parë luftarakë F-35 janë gati për misionin bërthamor të NATO-s, kurse SHBA-ja i modernizon armët e saj bërthamore në Evropë, Siç paraqiten sfidat, misioni bërthamor i NATO-s mbetet i njëjtë: të ruajë paqen, të parandalojë detyrimin dhe të t'i përgjigjet agresioni", thekoi Stoltenberg. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s