• e enjte, 26 dhjetor 2024

Samiti ASEAN - Australi do ta dënojë "kërcënimin ose përdorimin e forcës" në rajon

Samiti ASEAN - Australi do ta dënojë

Melburn, 4 mars 2024 (MIA) - Liderët e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Australisë, të cilët takohen në Melburn, synojnë të dënojnë "kërcënimin ose përdorimin e forcës" për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon, njoftojnë agjencitë e huaja, duke vënë në dukje se është një referencë indirekte për Pekinin.

"Ne aspirojmë për një rajon ku respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial dhe ku dallimet menaxhohen përmes dialogut të respektueshëm, ndërsa jo përmes përdorimit të forcës apo kërcënimeve”, thuhet në draft-deklaratën e përbashkët.

Synimet ekspansioniste të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, përmes të cilit tregtohen triliona dollarë çdo vit, pritet të theksohen në samitin e posaçëm ASEAN-Australi që përfundon të mërkurën.

Mosmarrëveshjet territoriale janë intensifikuar muajt e fundit në këtë korridor detar, me disa zona të pretenduara edhe nga Filipinet, Vietnami dhe Malajzia, të cilat janë gjithashtu anëtarë të ASEAN-it.

“Ne të gjithë jemi përgjegjës për formimin e rajonit që duam të ndajmë – paqësor, stabil dhe prosperues”, tha Ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Peni Vong.

“Kjo përgjegjësi është më e rëndësishme se kurrë, sepse karakteri i rajonit është në pikëpyetje. Ne po përballemi me veprime destabilizuese, provokuese dhe të detyrueshme, duke përfshirë sjellje të rrezikshme në det dhe në ajër dhe militarizimin e elementëve të diskutueshme”, theksoi ministrja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

 
 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR