• e enjte, 26 dhjetor 2024

Samit Qipro-Greqi-Izrael: Riafirmohet angazhimi për forcimin e bashkëpunimit trepalësh

Samit Qipro-Greqi-Izrael: Riafirmohet angazhimi për forcimin e bashkëpunimit trepalësh

Athinë, 4 shtator 2023 (MIA) - Energjia, ndryshimet klimatike, çështja e Qipros, lufta kundër terrorizmit, kanë qenë disa nga temat në fokus të Samitit trepalësh Qipro-Greqi-Izrael që u mbajt në Nikozia me pjesëmarrjen e presidenti të Qipros, Nikos Hristodulidis dhe kryeministrin e Greqisë dhe Izraelit, Kiriakos Micotakis dhe Benjamin Netanjahu të cilët në deklaratën e përbashkët pas bisedimeve riafirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit dinamik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Të tre liderët ranë dakord në takimin e nëntë se sektori energjetik, veçanërisht gazi natyror, energjia elektrike dhe burimet e rinovueshme të energjisë janë "bazë solide për bashkëpunimin në rajon, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe të drejtën në det dhe respektimin e të gjitha shteteve që të ushtrojnë të drejtat e tyre në zonat e tyre ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental”.

“Në dritën e nevojës në rritje për diversifikim dhe ndërlidhje energjetike, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, kemi konfirmuar interesin e përbashkët për avancimin për një korridor të besueshëm energjetik nga Mesdheu lindor deri në Evropë”, qëndron në deklaratën e përbashkët.

Për ndryshimin klimatik kanë rënë dakord të forcojnë përpjekjet e tyre përmes projekteve të bashkëpunimit rajonal, kërkimit dhe zhvillimit, teknologjive inovative të energjisë dhe promovimit të lidhjes së mëtejshme energjetike rajonale dhe përmendin ndihmën e Izraelit për Greqinë dhe Qipron në përballjen me zjarret në pyje, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin në situata emergjente.

Liderët e të tre vendeve edhe një herë porositën se janë të hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera me qëllim të një bashkëpunimi më të madh.

Hristodulidis, Micotakis dhe Netanjahu janë dakorduar që Samiti i ardhshëm trepalësh të mbahet në Izrael në vitin 2024.

Foto: Zyra e kryeministrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR