• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Samit investues i Ballkanit Perëndimor 2024 në selinë e BERZH-it më 26 shkurt

Samit investues i Ballkanit Perëndimor 2024 në selinë e BERZH-it më 26 shkurt

Londër, 18 shkurt 2024 (MIA) - Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se Samiti investues për Ballkanin Perëndimor 2024 do të mbahet të hënën, më 26 shkurt, në selinë në Londër.

Siç thuhet, qëllimi i samitit është të theksohen mundësitë potenciale për investim dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovohen projektet rajonale dhe tejkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it - Samiti inaugurativ i Ballkanit Perëndimor u mbajt para 10 viteve, në shkurt të vitit 2014.

"Ballkani Perëndimor është rajon prioritar për BERZH-in", thuhet në ueb faqen e kësaj organizate financiare ndërkombëtare dhe u theksua se BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucional në vendet e rajonit me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri sot.

Në Samitin investues të Ballkanit Perëndimor 2024, kryetari i BERZH, Odil Reno-Basho dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mbajnë fjalime për vizionin e tyre për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investim, si në nivel rajonal, ashtu edhe në çdo vend të rajonit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR