• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Samit i paqes do të mbahet nesër në Egjipt, por rëndë të arrihet unitet në lidhje me krizën në Gaza

Samit i paqes do të mbahet nesër në Egjipt, por rëndë të arrihet unitet në lidhje me krizën në Gaza

Kajro, 20 tetor 2023 (MIA) - Në Egjipt nesër do të mbahet Samiti për krizën në Gaza në kohën kur ekziston frika e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, por mungesa e përfaqësuesve të lartë amerikanë, aleatit kryesor të Izraelit dhe disa liderëve të tjerë ul pritshmëritë se çfarë mund të arrihet atje.

Samiti i paqes në Kajro do të tubojë liderët e disa vendeve arabe dhe evropiane së bashku me shumë ministra të jashtëm.

Po mbahet derisa Izraeli po përgatitet për sulm tokësor mbi Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në të cilën humbën jetën 1.400 persona. Më shumë se 4.100 palestinezë janë vrarë në kundërofensivën e Izraelit e cila shkaktoi një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.

Për momentin nuk dihet se kush do ta përfaqësojë SHBA-në, Kinën dhe Rusinë.

Kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryeministri britanik Rishi Sunak nuk do të vijnë në Kajro, ndërsa ende zyrtarisht nuk dihet nëse do të marrë pjesë presidenti francez Emanuel Makron.

Përfaqësues i lartë i BE-së tha se ende diskutohet për deklaratën përfundimtare, por ka ende dallime, kështu që nuk është e qartë nëse do të miratohet. Ai shtoi se kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borel planifikojnë të shkojnë në Kajro, megjithëse është e diskutueshme nëse do të arrijnë atje në kohë, duke qenë se të dy ndodhen në SHBA në samitin e BE-së në Uashington.

Ditëve të fundit, vendet arabe kanë shprehur zemërimin për bombardimet dhe rrethimin e Gazës nga Izraeli, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz.

Njëherësh, Egjipti dëshiron të dërgojë ndihma humanitare në Gaza përmes pikës kufitare Rafa, e vetmja që nuk kontrollohet nga Izraeli, por ndihma po futet vetëm nga pala egjiptiane.

Autoritetet izraelite, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, thonë se duan ta fshijnë Hamasin nga faqja e dheut, por me sa duket nuk kanë plan se si të qeverisin me enklavën palestineze më pas, deklaruan tetë zyrtarë rajonalë dhe perëndimorë të njohur me konfliktin. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR