• e enjte, 26 dhjetor 2024

Samit dyditor i BE-së - tema boshte Ukraina, Lindja e Mesme, zgjerimi dhe siguria

Samit dyditor i BE-së - tema boshte Ukraina, Lindja e Mesme, zgjerimi dhe siguria

Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Mbështetje për Ukrainën në përballjen me agresionin ushtarak rus, situatën në Lindjen e Mesme, zgjerimin e Unionit, sigurinë, mbrojtjen dhe marrëdhëniet e jashtme të BE-së, çështjet lidhur me migrimin dhe bujqësinë, si dhe korniza e politikave socio- ekonomike të bllokut për vitin 2024 do të jenë temat boshte të Samitit dyditor të Bashkimit Evropian që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Krahas kësaj, shefat e shteteve apo qeverive të anëtareve të BE-së do të takohen me homologët e tyre nga vendet e Zonës ekonomike evropiane - Islandë, Norvegji dhe Lihtenshtajn me çka do të shënojnë 30 vjetorin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Gjithashtu, liderët do të kenë drekë pune me Sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, ndërsa në margjinat e takimit të Këshillit të BE-së do të mbahet edhe Eurosamiti.

Në ftesën e kryetarit të Këshillit evropian, Sharl Mishel drejtuar liderëve të vendeve anëtare të BE-së për pjesëmarrje në Samit, theksohet se gjatë vitit të tretë të agresionit rus kundër Ukrainës, Evropa gjendet në një moment kyç ku si imperativ vendoset intensiteti dhe vendosmëria e palëkundur në mbështetjen e vendit.

"Detyrë e jonë më e rëndësishme është të sigurojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe të ndërtojmë iniciativat e fundit, si ajo e Çekisë, për furnizim të shpejtë dhe dërgim të municionit në Ukrainë. Ky Këshill evropian do të jetë një mundësi për të forcuar dhe përshpejtuar këto tentime. Përveç kësaj, ne duhet të fokusohemi në zbatimin efektiv të sanksioneve tona, si dhe avancimin e përpjekjeve për përfitimet e papritura nga mjetet e bllokuara (ruse)", ka thënë Mishel.

Претседателот на Европскиот совет Шарл Мишел денеска  ќе престојува во работна посета на Северна Македонија, каде ќе има средби со високи претставници на земјава, на кои се очекува да се разг

 

Sipas tij, tani është koha për një ndryshim të vërtetë tw paradigmws sa i përket politikës evropiane të 

Sipas tij, tani është koha për ndryshim të vërtetë të paradigmës sa i përket politikës evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, sepse Evropa nuk ka investuar mjaftueshëm në sigurinë dhe mbrojtjen e saj për dekada.

"Tani që po përballemi me kërcënimin më të madh të sigurisë pas Luftës së dytë botërore, është koha e fundit të ndërmarrim hapa radikal dhe konkret për të qenë të gatshëm për mbrojtje dhe për ta vendosur ekonominë e BE-së në një ‘bazë lufte’. Kjo do të thotë të shpenzohet më shumë dhe të blihet më shumë së bashku dhe në mënyrë më efikase. Poashtu duhet të ndihmojmë industrinë e mbrojtjes drejt qasjes në mjetet private dhe publike dhe të zvogëlojmë ngarkesat dhe barrierat. Ngritja e kësaj mënyre strategjike të sigurisë kërkon liderizëm të fuqishëm dhe angazhim urgjent ndaj kërcënimeve me të cilat përballemi. Pres që Këshilli evropian ta përmbushë këtë", ka thënë Mishel.

Ai më tej i është referuar edhe situatës në Lindjen e Mesme duke theksuar se krimet dhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar dhe lufta që pasoi në Gazë, tashmë e kanë “kaluar skajin e çnjerëzimit”.

"Humbën jetën shumë civilë. Shumë jetë të pafajshme janë në rrezik për shkak të situatës katastrofale humanitare në Gazë, ku uria është e pashmangshme. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet plotësisht. Nevojitet armëpushim urgjent që të mbrohen civilët, t'u lejohet pengjeve të kthehen në shtëpi të sigurt dhe ndihma humanitare të shpërndahet sipas nevojës", ka thënë Mishel.

- Нашата цел е да го реафирмираме, да го оживееме и да ја обновиме европската перспектива за Западен Балкан, што беше декларирана на Самитот во Солун во 2003 година. Ако успемее во ова, ќе до

Në ftesën ai shton se propozon të bëhet një pasqyrë e përgatitjeve për zgjerimin dhe reformat e BE-së, duke pasur parasysh se dy proceset duhet të kryhen paralelisht për të siguruar që edhe shtetet e ardhshme anëtare, por edhe BE-ja do të jenë të gatshëm deri në momentin kur do të realizohet pranimi i tyre në bllok.

Mishel thekson gjithashtu se liderët do të shqyrtojnë edhe situatën me migracionin dhe do të trajtojnë çështje të ndryshme mbi marrëdhëniet e jashtme të BE-së.

Sa i përket mbështetjes për Ukrainën dhe popullin e saj si përgjigje ndaj agresionit ushtarak rus, pritet që liderët e BE-së të riafirmojnë angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për vendin për aq kohë sa është e nevojshme si plotësim të 138 miliardë eurove të ndihmës së ndarë deri më tani.

Pritet madje që liderët ta shqyrtojnë propozimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhosep Borel për miratim të vendimit për të përdorur të ardhurat nga fondet e bllokuara ruse për mbështetje të Ukrainës. Sipas propozimit të Borelit, 90 për qind e këtyre mjeteve do të shpërndahen përmes Fondit evropian të paqes, ndërsa 10 për qind përmes Buxhetit të BE-së. Vlerësohet se në këtë mënyrë do të sigurohen rreth tre miliardë euro në vit për financimin shtesë të mbështetjes së Ukrainës.

Шефот на дипломатијата на ЕУ побара и гаранции за безбедна евакуација на граѓаните на ЕУ од Судан.  „Европската унија ја евакуира својата делегација од Картум“, објави Борел на Твитер.

 

Lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, pritet që liderët të përsërisin thirrjet e tyre nga samitet e mëparshme për qasje të vazhdueshme, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare deri te të gjithë ata që kanë nevojë, si dhe të theksojnë nevojën për bashkëpunim me partnerët në rajon për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Liderët e BE-së do të trajtojnë edhe prioritetet e Semestrit evropian në vitin 2024, përkatësisht kornizën vjetore për politikat ekonomike, fiskale, punësimin dhe politikat sociale të BE-së, ndërsa pritet që ata të shqyrtojnë dhe miratojnë Draft-rekomandimin për ekonominë politike të Eurozonës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR