• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Salvini: Politikanët të cilët angazhohen për dërgimin e trupave në Ukrainë janë të rrezikshëm

Salvini: Politikanët të cilët angazhohen për dërgimin e trupave në Ukrainë janë të rrezikshëm

Romë, 10 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri italian Mateo Salvini e dënoi ashpër propozimin e presidentit francez Emanuel Makron për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë, duke theksuar se politikanët me ide të tilla janë të rrezikshëm për shoqërinë. 

"Ata që e kanë këtë qëndrim dhe flasin për këtë si të jetë diçka normale (ndërsa kjo vlen edhe për Makronin dhe Montin) janë të rrezikshëm", theksoi Salvini. 

Ish kryeministri italian Mario Monti në mars deklaroi se nuk duhet të përjashtohet mundësia për dërgimin e trupave në Ukrainë.

"Nëse duan të luftojnë, le të shkojnë që nesër në Ukrainë, aty i presin", theksoi Salvini. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR