• e enjte, 03 tetor 2024

Salivan: Sulmi izraelit ndaj Izraelit ishte "joefikas" dhe i zmbrapsur me ndihmën e SHBA-së

Salivan: Sulmi izraelit ndaj Izraelit ishte

Uashington, 2 tetor 2024 (MIA) - Sulmi iranian ndaj Izraelt u tregua "joefikas" dhe është zmbrapsur nga forcat izraelite për mbrojtje kundërajrore, me përkrahje të SHBA-së, deklaroi mbrëmë këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan.

Ai theksoi se Uashingtoni në këtë moment "nuk ka të dhëna për të vrarë në Izrael" dhe po verifikon informata për vdekjen e një civili në Bregun e okupuar Perëndimor, si rezultat të sulmit iranian.

Irani dje lansoi qindra raketa drejt Izraelit si përgjigje të vrasjes së aleatëve të tij, liderëve të Hezbollahut dhe grupacionit palestinez, Hamas. Ky sulm është i dyti në gjashtë muajt e fundit.

Izralei u kanos me aksione hakmarrëse. "Ky sulm nuk do të kalojë pa pasoja", paralajmëroi zëdhënësi i armatës izraelite, Daniel Hagari.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler kumtoi se tani për tani nuk ka informata për dëmtimin e objekteve amerikane.

"Nuk kemi informata për viktima civile në Izrael, e edhe më pak për qytetarë amerikanë. Ka raport për vdekjen e një palestinezi në Bregun Perëndimor, por nuk ka informata për dëmtimin e objekteve amerikane", shtoi Miler. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR