• e enjte, 26 dhjetor 2024

Salivan: SHBA-ja kërkon nga Hamasi t'i lirojë gratë, të moshuarit dhe pengjet e plagosur

Salivan: SHBA-ja kërkon nga Hamasi t'i lirojë gratë, të moshuarit dhe pengjet e plagosur

Uashington, 13 mars 2024 (MIA)   - Shtëpia e Bardhë mbrëmë u bëri thirrje militantëve të Hamasit që t'i lirojnë gratë, të moshuarit dhe pengjet e plagosur që i mbajnë në Rripin e Gazës dhe të pranojnë armëpushim të përkohshëm në konfliktin me Izraelin që të sigurohet një fund më të qëndrueshëm.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, deklaroi se armëpushimi gjashtëjavor i pranuar nga Izraeli mund të shndërrohet në një ndërprerje më të qëndrueshme të armiqësive nëse Hamasi liron gra, të moshuar dhe pengje të plagosur, raportuan mediat britanike. 

 Salivani theksoi se Izraeli i ka pranuar kushtet e armëpushimit gjashtëjavor në këmbim  për lirimin e disa pengjeve të mbajtur të cilët i mban Hamasi.

 Hamasi, megjithatë, thekson se do të pranojë vetëm një marrëveshje të përhershme për armëpushim që përfshin tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, e jo edhe një armëpushim tjetër të përkohshëm.

 Sipas propozimit të fundit, Izraeli duhet të lirojë të burgosurit palestinezë në një raport 10 me një ndaj numrit të pengjeve të liruar.

 Më 7 tetor, Hamasi mori të paktën 200 pengje dhe vrau rreth 1.200 njerëz në një sulm në Izraelin jugor.

Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 pengje izraelitë dhe të huaj në këmbim të lirimit të rreth 240 të burgosurve palestinezë nga burgjet në Izrael. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR