• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Salivan: Ende presim përgjigje nga Hamasi për propozimin për armëpushim

Salivan: Ende presim përgjigje nga Hamasi për propozimin për armëpushim

Uashington, 5 qershor 2024 (MIA) - Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, deklaroi se SHBA-ja ende pret përgjigje nga grupi militant i Hamasit për propozimin e Izraelit për armëpushim, i cili të premten u prezantua nga presidenti amerikan Xho Bajden, njoftojnë mediat britanike. 

"Presim përgjigje nga Hamasi përmes ndërmjetësve të Katarit", tha Salivani dhe njoftoi se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Uiliam Barns do të bisedojë në Katar me ndërmjetësuesit për propozimin për armëpushim. 

Katari po ndërmjetëson bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit dhe të martën i paraqiti Hamasit propozimin trefazor të prezantuar nga presidenti Bajden.

Zëdhënësi i Hamasit dje theksoi se grupi nuk mund të pajtohet me asnjë marrëveshje nëse Izraeli nuk angazhohet për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në disa raste përsëriti se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme derisa të shkatërrohet Hamasi. 

Plani i prezantuar nga Bajdeni të premten është mbështetur nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Italia, ndërsa Jordania, Arabia Saudite, Katari, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit ta konsiderojnë planin "seiozisht dhe pozitivisht". qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR