• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

Tiranë, 17 qershor 2024 (MIA) - Ish presidenti i Shqipërisë dhe ish kryeministri Sali Berisha mbetet i padëshiruar për Britaninë e Madhe pasi ankesa e tij u refeuzua nga "Komisioni i posaçëm për ankesa për migracionin" në Londër.

"Avokatët e Berishës tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës Ministria e Punëve të Brendshme e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022. Sipas britanikëve, ish kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar", publikoi Ora njuz, duke cituar Rojtersin.

Agjencia britanike publikoi vendimin e marrë sot në “Komisioni special për ankesa për migrimin”, ku gjyqtari i çështjes hodhi poshtë pretendimin e Berishës se “gëzon imunitet dhe nuk mund të dënohet në këtë mënyrë”.

"Mendojmë se është e papërshtatshme të zbatohet formula e imunitetit siç është shprehur një ish shef i shtetit në këtë ankesë. Për këtë arsye dhe të tjera të deklaruara në seancën me dyer të mbyllura, refuzohet ankesa e Berishës për ndalimin e hyrjes në Britaninë e Madhe", thuhet në vendim.

Berisha (80) në maj të vitit 2022, në SHBA u shpall për "non grata" së bashku me familjen e tij (bashkëshorten, djalin dhe vajzën).

Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej dhjetorit të kaluar, me akuzën e përfshirjes në korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë privatizimit të kompleksit sportiv 'Partizan' në Tiranë. Për një shumë minimale financiare që mori dhëndri i tij për vajzën, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, ku ndërtoi ndërtesa shumëkatëshe, duke fituar gjithsej mbi 5 milionë euro fitim. rq/

Foto: Berisha FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR