• e enjte, 26 dhjetor 2024

Saldo: Dnjepari duhet të kthehet në nivelin e tij normal deri më 16 qershor

Saldo: Dnjepari duhet të kthehet në nivelin e tij normal deri më 16 qershor

 Herson, 10 qershor 2023 (MIA) - Rrjedha jugore e lumit Dnjepar me siguri do të kthehet në nivelin e bregut të tij deri më 16 qershor, pasi këtë javë u hosh në erë diga Kahovka, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha në rajonin Herson, deklaroi sot përfaqësuesi lokal i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo.

Përmbytja i goditi qytetet dhe fshatrat poshtë digës, duke ngujuar mijëra banorë dhe duke shkatërruar shumë shtëpi në të dyja anët e lumit, i cili ndan rajonin Hersonit në dy pjesë, nën kontroll të Ukrainës dhe Rusisë. 

Saldo, i cili menaxhon me pjesën nën kontroll të Rusisë, deklaroi se niveli i ujit në Nova Kahovka, një qytet pranë digës,  nga e marta ka rënë për tre metra.

Sipas tij, llogaritjet paraprake të prodhuesit rus të energjisë elektrike RusHidro tregojnë se Dnjepari, pas termocentralit të shkatërruar Kahovka, do të kthehet në rrjedhën e tij normale deri më 16 qershor.

 Saldo, gjithashtu, e akuzoi  Ukrainën për bombardimin e strehimoreve të përkohshme për njerëzit e zhvendosur nga përmbytjet, duke thënë  se në sulmet  një grua kishte. Ai ka postuar një fotografi të ndërtesës së shkatërruar, duke thënë se bëhet fjalë për hotel.

 Rojters nuk mundeshte në mënyrë të pavarur t'i konfirmojë pretendimet për granatim, të cilat i përsërisin pretendimet e ngjashme të bëra ditët e fundit.

Kievi, i cili ka akuzuar Moskën për granatimin e civilëve në territorin e përmbytur nën kontrollin e tij, tani përtani nuk i ka komentuar pretendimet ruse. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR