• e enjte, 26 dhjetor 2024

Saktë do të dihet për cilin projekt, sa para do të ndahen, thotë Mickoski për mjetet që do tu ndahen komunave

Saktë do të dihet për cilin projekt, sa para do të ndahen, thotë Mickoski për mjetet që do tu ndahen komunave

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në një deklaratë për mediat tha se mjetet nga Buxheti të cilat do të ndahen për komunat do tu transferohen vetqeverisjeve lokale pasi ata do të dorëzojnë projekte dhe saktë do të dihet për cilin projekt, sa mjete do të dedikohen. 

"Mjetet do t'u transferohen komunave pasi që komunat paraprakisht të kenë dorëzuar projektet në llogari të dedikuar, nuk do të transferohen në llogarinë e rregullt të komunave për t'i shfrytëzuar për operimin aktual - për paga apo për pagesën e borxheve të vjetra, tha Mickoski", duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të një kopshti të ri në komunën e Butelit.

Paralajmëroi se shumë shpejtë rishikimi i Buxhetit do të gjendet në procedurë kuvendore dhe saktë do të dihet si dhe nga cili zë do të sigurohen mjetet. 

"Kemi qytetarë të cilët, për fat të keq, në shekullin 21 nuk kanë ujë për pije në qendër të mjediseve urbane, të mos flas për mjedise të organizuara kanalizimi, kënde të lojërave për më të rinjtë, lojëra sportive ose me lojëra për fëmijë, rrugë, bulevarde, ende shkelin në baltë. Ato janë projektet që do të financohen nga kjo Qeveri", tha Mickoski.

Sa i përket investimit në parkun e erës që e prezantoi në ditën e dytë të zgjedhjeve të Qeverisë, Mickoski tha se gjithçka është në përputhje me ligjin dhe se toka nuk do të tjetërsohet, por do t'i vihet në dispozicion investitorit.

"Gjithçka është sipas ligjit, kurrfarë privilegje, kurrfarë të drejta dhe kurrfarë detyrime nuk kanë qytetarët, as shteti. Ne nuk ishim kundër Çebrenit, por ishim kundër procedurës me të cilën investitori potencial, do të thoja, në praktikë ishte mashtruar nga ana e komisionit të tenderit të cilin e kishte përgatitur atë thirrje sepse një ishin kushtet në fillim, ndërsa tjetër në fund të asaj procedure", tha Mickoski.

Për ndërtimin e "Çebren", tha se qëndrimi i tij personal është se duhet shteti të ketë akumulim të tillë dhe se duhet të sigurohen mjete dhe vetë ta ndërtojmë këtë objekt. 

"E thamë edhe para zgjedhjeve dhe do ta them tani - duhet të vendosim nëse 'Çebren' si shtet duam ta ndërtojmë, pra të marrim financat dhe ta ndërtojmë si shtet, ose do të kërkojmë një investitor privat që do të ndërtojë projektin nga fillimi në fund pa asnjë lëshim që do të vijë nga ana e shtetit. Kjo është ajo që ne si vend duhet të sqarojmë dhe të bëjmë si qeveri. Jam thellësisht i bindur se Maqedonia si shtet ka nevojë për një rezervuar tjetër uji, gjegjësisht të ndërtohet një rezervuar tjetër që do të jetë rezervuar potencial i ujit, sepse duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe vitet në vijim, do të na duhet për gjeneratat e ardhshme", theksoi Mickoski.

Realizimi i këtij projekti, sipas Mickoski, do të sigurojë edhe kapacitet shtesë për ujitjen e Fushës së Tikveshit dhe potencialit turistik gjegjësisht ndërtimin e lagjeve për fundjava, hotele, etj., të cilat do të mund të tërheqin një numër të madh të turistëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR