• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sakelaropulu për fatkeqësinë hekurudhore: Nuk ndjejmë vetëm përgjegjësi, por edhe turp

Sakelaropulu për fatkeqësinë hekurudhore: Nuk ndjejmë vetëm përgjegjësi, por edhe turp

Athinë, 10 mars 2023 (MIA) - Nuk ndjejmë vetëm prëgjegjësi, por do të thoja edhe turp. Duhet të ketë përgjegjësi urgjente dhe të plotë në çdo drejtim. Dhe të gjithë së bashku, me të gjitha forcat të kujdesemi që një tragjedi e këtillë asnjëherë të mos përsëritet, tha presidentja greke Katerina Sakelaropulu për fatkeqësinë hekurudhore në vend me 57 viktima.

Sakelaropulu, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis shtoi se vendi po përjeton një tragjedi, ndërsa shoqëria është e hidhëruar dhe po  e "humbë besimin në institucione", duke theksuar se ky mllef dhe hidhërim i popullit nuk guxon të harrohet.

Micotakis, nga ana e tij, tha se është e arsyeshme që ekziston mllef tek populli për diçka që "nuk duhej të ndodhte". ab/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR