• e enjte, 26 dhjetor 2024

Safadi: Trupat arabe nuk do të shkojnë në Rripin e Gazës, për këtë pajtohen të gjitha vendet arabe

Safadi: Trupat arabe nuk do të shkojnë në Rripin e Gazës, për këtë pajtohen të gjitha vendet arabe

Manama, 18 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi, sot, në samitin e sigurisë në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, deklaroi se trupat arabe nuk do të shkojnë në Rripin e Gazës dhe se të gjitha vendet arabe pajtohen për këtë. 

Ai shtoi se besimi në bisedimet paqësore dhe të drejtën ndërkombëtare ka humbur për shkak të refuzimit të Perëndimit, siç bëri të ditur, që ta "qetësojë" izraelin. 

Safadi tha se bashkësia ndërkombëtare, pa përjashtim, do të vendoste sanksione për çfarëdo vendi tjetër nëse e bënte të njëjtën gjë të cilën e bën Izraeli tani në Rripin e Gazës dhe për shkak të asaj që vlerësohet se Izraeli është mbi të drejtën ndërkombëtare. 

Gardian informon se në tubimin, ministri jordanez u përplas me të dërguarin amerikan për Lindjen e Afërt, Bret Mekgurk, duke deklaruar se ndërprerja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk duhet të kushtëzohet me lirimin e pengjeve të cilat i mban grupi palestinez. 

Mekgurk tha se Hamasi ka përgjegjësi që t'i lirojë pengjet me qëllim që të rritet ndihma humanitare për Rripin e Gazës dhe të bëhet pauzë në luftërat. 

Në takimin në Manama, vendet arabe shprehën shqetësim për shkak të refuzimit të Izraelit që të bisedojë për zgjidhje me dy shtete. 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, në tubim tha se beson se Izraeli mund të përballet me akuza para Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e përsëritur qëndrimin se një akt i dhunës nuk mund të arsyetojë tjetër. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR