• e enjte, 26 dhjetor 2024

Saakashvili me porosi për kongresin e EPP-së: Putin më dëshiron të vdekur si Navallnin

Saakashvili me porosi për kongresin e EPP-së: Putin më dëshiron të vdekur si Navallnin

Tbilisi, 6 mars 2024 (MIA) - Ish-presidenti gjeorgjian, Mihail Saakashvili i dërgoi porossi të lexuar në kongresin e Partisë popullore evropiane në Bukuresht, ku thekson sse presidenti rus, Vlladimir Putin dëshiron ai të jetë i vdekur sepse po e udhëheqë Gjeorgjinë drejt Bashkimit Evropian.

"Vlladimir Putin më dëshiron të vdekur si Aleksej Navallni, me të cilin më krahasonte disa herë. Më konsideron për armik personal sepse i udhëhoqa Gjeorgjinë dhe Ukrianën drejt BE-së", theksoi Mihail Saakashvili në fjalimin e tij të lexuar para delegatëve të kongresit të EPP-së.

Ish-presidenti gjeorgjian ihste i ftuar të marrë pjesë në ngjarjen në kryeqytetin rumun, por ai është duke e vuajtur dënimin me burg prej gjahtë viteve.

"Ju drejtohem nga burgu gjeorgjian për ta falënderuar EPP-në për mbrojtje të vlerave që e bëjnë Evropën aq të posaçme. vendi im po tenton të kthehet në rrënjët e veta evropiane. Ky vit do të jetë vendimtar për fatin e Evropës. Oe do të shohim perde të re të hekurt në Evropë ose do ta raujmë Evropën të tërë, të lirë dhe të qetë. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse Ukraina, nën udhëheqjen e një Çerçili të ri, modern - Volodimir Zelenski, fiton në këtë luftl. Nuk ka kohë për hamendje", ceket në dokumentin që iu lexua delegatëve të EPP-së në Bukuresht. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR