• e shtunë, 17 gusht 2024

Së shpejti plan i qartë dhe analizë për të filluar projekti Çebren, paralajmëroi kryeminsitri

Së shpejti plan i qartë dhe analizë për të filluar projekti Çebren, paralajmëroi kryeminsitri

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret së shpejti nga sot të përpunohet plan i qartë dhe analizë për projektin Çebren, për të cilin ka biseduar edhe në takimin e djeshëm me ish-drejtorin për zbulim nacional të SHBA-së, Riçard Grenell.

Në pyetjen e gazetarëve Mickoski sot kumtoi se çdokund në botë grumbullojnë informata nga partnerë kredibil për pjesëmarrje në këtë projekt strategjik nga i cili krahas prodhimit të energjisë elektrike me liqenin e planifikuar të ri do të ketë edhe një bisedë për ujë për qytetarët, për ujitje dhe për zhvillim të turizmit.

Siç shtoi, rreth 55 mijë hektarë në rajonin e Tikveshit do të kenë rezervoar shtesë për ujitje dhe do të ketë mundësi për zhvillim të turizmit. "Atje nuk ka kufizime nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor. Mund ta zhvillojmë turizmin dhe të krijojmë lagje të cialt do të thonë shumë për ekonominë lokale, por edhe për ne si shtet. Madje më pas vijmë tek prioriteti i katërt, prodhimi i energjisë elektrike", tha Mickoski.

Do të konstatohet nëse projekti do të realizohet me partner strategjik apo shteti do të sigurojë financim, por siç ceki, do të ketë qasje të kujdesshme, përkatësosht nuk do të hyhet në projekt në mënyrë naive.

Nga Qeveria paraprkisht kumtuan se në takimin e Mickoskit dhe Grenellit janë analizuar mundësitë për shfrytëzim të potencialeve për investime të ardhshme të përbashkëta në projekte të rëndësishme për rajonin. Në atë kontekst u shqyrtua mundësia për pjesëmarrje të mundshme amerikane në projektin energjetik "Çebren",  i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit.

Në janar të këtij viti dështoi tentimi i 14-të për ndërtim të hidrocentralit Çebren pasi që kompania shtetërore greke PPC "Arhidron" me të cilën duhej të zbatohej përmes partneritetit publiko-privat nuk e vazhdoi garancën bankare që ishte aktive deri në fund të vitit të kaluar. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR