• e martë, 24 dhjetor 2024

Së paku tre të vdekur, qindra të plagosur në shpërthimet e reja në Liban

Së paku tre të vdekur, qindra të plagosur në shpërthimet e reja në Liban

Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Së paku tre persona e humbën jetën në shpërthime në luginën Beka në Libanin lindor, lajmëroi pasdite agjencia shtetërore libaneze e lajmeve, ndërsa burimet të sigurisë lajmëruan se qindra njerëz janë plagosur në serinë e re të shpërthimeve në mbarë vendin.

Radio aparate të dorës të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut janëd etonaur në jug të vendit dhe në paralagjet jugore të Bejrutit, deklaruan burimet e sigurisë dhe dëshmitarët okular.

Së paku një shpërthim ndodhi në afërsi të vendit të varrimit të organizuar nga Hezbollahu proiranian për njerëzit të cilët e humbën jetën dje gjatë shpërthimit të mijëra pejxherëve që i përdorën anëtarët e organizatës.

"Disa 'toki - uoki' shpërthyen në paralagjet jugore të Bejrutit", deklaroi një burim anonim, ndërsa shpëtimtarët e konfirmuan shpërthimin e pajisjeve të tyre në dy automjete.

Izraeli u akuzua për shpërthimet e djeshme të pejxherëve në të cilat jetën e humbën 12 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë. Liderët izraelitë nuk e komentuan incidentin, lajmërojnë mediumet izraelite.

Burime libaneze të sigurisë kumtuan se radio aparatet që shpërthyen sot janë blerë para pesë muajve në të njejtën kohë me pejxherët. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR