• e premte, 27 dhjetor 2024

Së paku shtatë të vdekur gjatë shpërthimit të një automobili në Pakistan

Së paku shtatë të vdekur gjatë shpërthimit të një automobili në Pakistan

Islamabad, 8 korrik 2023 (MIA) - Së paku shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë dhe dy gra, e humbën jetën pasi që një automjet i udhëtimit u dogj në Pakistanin qendror pas shpërthimit të një bombole të gazit, kumtoi policia.

Shpërthimi ndodhi në rajonin Sargoda në provincën Penxhab.

Autoritetet pakistaneze e ndlauan përdorimin e bombolave të gait në automjetet e shërbimeve publike dhe furgonat e shkollave për shkak të fatkeqësive, në të cilat jetën e humbën dhjetëra njerëz gjatë viteve të kaluara.

Fatkeqësitë e komunikacionit janë dukuri e shpeshtë në Pakistan për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate, automjete jo të mirëmbajtura dhe drejtimit të tyre të pakujdesshëm. Sipas byrosë pakistaneze për statistikë, çdo vit regjistrihen rreth 9.000 fatjeqësi komunikacioni, me ç'rast jetën e humbin mbi 4.000 njerëz. ab/

foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR