• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Së paku një viktimë, një i zhdukur dhe 50 të lënduar në rrëzimin e një ndërtese në Bangkok pas tërmetit

Së paku një viktimë, një i zhdukur dhe 50 të lënduar në rrëzimin e një ndërtese në Bangkok pas tërmetit

Bangkok, 28 mars 2025 (MIA) - Së paku një person e humbi jetën, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar pasi që një shumëkatëshe në ndërtim u rrëzua në Bangkok pas tërmetit të fuqishëm që të premten e goditi Mjanmarin fqinj, kumtuan autoritetet tajlandeze.

Shërbimet për raste urgjente paraprakisht kumtuan se 50 persona ndodheshin në ndërtesën që u rrëzua në parkun Çatuçak pas tërmetit që e goditi Mjanmarin, Tajlandë, ndërsa ihte ndjerë edhe në Kinën jugperëndimore. 

Tërmet i fuqishëm prej 7,7 ballëve sipas Shkallës së Rihterit e goditi qendrën e Mjanmarit, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të qytetit Sagaing, në thellësi prej 10 kilometrave, kumtoi USGS.

Dridhje të shpeshta u ndjenë qindra kilometra më larg në Tajlandë dhe në Kinën jugperëndimore. 

Ndërtesat në Bangkok zakonisht nuk janl dizajnuar t'u bëjnë ballë tërmeteve, kështu që dëmi mund të jetë i konsiderueshëm, transmetoi Bi-Bi-Si.

Qeveria tajlandeze po mban takim urgjent. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR