• e diel, 06 tetor 2024

Së paku katër të vdekur në një Qendër tregtare në Moskë, pasi ka shpërthyer një tub me ujë të nxehtë

Së paku katër të vdekur në një Qendër tregtare në Moskë, pasi ka shpërthyer një tub me ujë të nxehtë

Moskë, 22 korrik 2023 (MIA) - Së paku katër persona e kanë humbur jetën kur një tub me ujë të nxehtë ka shpërthyer në Qendrën tregtare "Sezoni" në kryeqendrën ruse Moskë, konfirmoi për TASS kryebashkiaku i kryeqendrës ruse, Sergej Sobjanin.

Të gjithë personat që kanë pësuar kanë qenë të punësuar në supermarketin "Gurmani global" që ndodhet në pjesën nëntokësore të Qendrës tregtare.

Fillimisht u publikua se janë nëntë të plagosur, por shërbimet ruse të shpëtimit nuk e përjashtojnë mundësinë që numri i tyre të rritet.

Sipas një dëshmitari okular, pasi ka shpërthyer tubi për ujë të nxehtë në Qendrën tregtare, nuk është kyçur alarmi i evakuimit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR