• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku katër fëmijë të vrarë në një kopsht fëmijësh në Brazil

Së paku katër fëmijë të vrarë në një kopsht fëmijësh në Brazil

Blumenau, 5 prill 2023 (MIA) -  Së paku katër fëmijë janë vrarë sot në qytetin Blumenau në jug të Brazilit, në një incident në të cilin një sulmues 25-vjeçar me sëpatë ka hyrë në një kopsht dhe sipas zgjedhjes rastësore i ka sulmuar fëmijët, kumtuan përfaqësuesit lokalë.

Sulmuesi ka hyrë në kopsht në orën 9 sipas kohës lokale (orën 14 sipas kohës së Evropës së mesme) dhe i ka sulmuar fëmijët.

Nga spitali kumtuan se të gjithë fëmijët e lënduar janë nën moshën trevjeçare.

Policia për mediat lokale ka deklaruar se sulmuesi është dorëzuar dhe se është arrestuar.

Zjarrfikësit potencojnë se në kopsht në momentin e sulmit kanë qenë rreth 40 fëmijë dhe se sulmuesi ka hyrë duke e tejkaluar murin. Duket se ai i ka zgjedhur viktimat e tij sipas zgjedhjes rastësore.

Autoritetet e qytetit e ndërprenë punën e institucioneve arsimore në qytet.

Guvernatori i shtetit Santa Katerina, ku ndodhet Blumenau, i shpalli tri ditë zie.

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR