• e enjte, 26 dhjetor 2024

Së paku gjashtë të vdekur në një shpërthim të fuqishëm në një fabrikë për eksplozivë në Rusi

Së paku gjashtë të vdekur në një shpërthim të fuqishëm në një fabrikë për eksplozivë në Rusi

Moskë, 7 korrik 2023 (MIA) - Së paku gjashtë persona e humbën jetën në një shpërthim që ndodhi në në fabrikë për eksplozive në Rusinë qendrore, transmetojnë mediat franceze.

Siç publikoi kanali rus Rybar Telegram, ku më së shumti shkruajnë bllogerët ushtarakë rusë, një shpërthim i fuqishëm e tronditi fabrikën më të madhe ruse për shpërthime industriale "Promsintez" në Çapaevsk, në rjaonin Samara.

Sipas informacioneve të ndihmë urgjente gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë demontimit të pajisjes gjatë riparimeve nbë punëtorinë e fabrikës "Promsintez" në Çapaevsk. Tetë persona janë lënduar, prej të cilëve gjashtë e kanë humbur jetën", deklaroi një burim i mediave ruse.

Tani për tani nuk është e ditur nëse shpërthimi lidhet me luftën në Ukrainë.

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR