• e shtunë, 23 nëntor 2024

Së paku gjashtë palestinezë të plagosur në aksionin izraelit në Ramallah

Së paku gjashtë palestinezë të plagosur në aksionin izraelit në Ramallah

Ramallah, 8 qershor 2023 (MIA) - Së paku gjashtë persona janë pranuar në spital, tre prej të cilvëe me plagë nga armë zjarri, pasi që forcat izraelite hapën zjarr ndaj të rinjve palestinezë, të cilët gjuanin drejt tyre gurë gjatë operacionit izraelit në qytetin palestinez Ramallah, në Bregun e okupuar perëndimor.

Një dëshmitar për mediumet britanike tha se një karvan i madh ushtarak izraelit herët në mëngjes arriti në qendër të qytetit Ramallah, seli e Qeverisë palestineze, që shkaktoi qindra palestinezë të tubohen në këtë rajon.

Forcat izraelite, për të cilat thuhet se janë në operacion për rrëzimin e një shtëpie në Ramallah, qëlluan me armë zjarri, shok-bomba dhe gaz lotsjellës ndaj turmës së të rinjve palestinezë të cilët ndaj tyre gjuanin me gurë, deklaroi dëshmitari, përderisa videot er publikuara në rrjetet sociale, gjoja tregojnë se si ndaj forcave izraelite janë hedhur kokteje Molotovi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë kumtoi se së paku gjashtë persona janë dërguar në spital, prej të cilëve tre me plagë nga armë zjarri. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR